Reagon zv.ministri i Mbrojtjes ndaj akuzave të ish-shoferit të tij: Janë të pavërteta, do të ngreh padi për shpifje

Prishtinë | 01 Tet 2024 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministër i Mbrojtjes at Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, Shemsi Syla ka reaguar lidhur me akuzat e ish shoferit të tij, Hetem Vranjolli. Sipas Vranjollit, Syla përveç se e ka fyer atë personalisht, ai vazhdimisht ka fyer edhe Komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari si dhe ministra të tjerë.

Lidhur me këto deklarata të ish shoferit, Syla ka thënë se janë plotësisht të pavërteta.

“Përdorimi i ish-shoferit, të cilit i është ndërprerë kontrata për sjellje të papërgjegjshme në punë, për të më dëmtuar personalisht, kalon çdo kufi etik dhe profesiona”.

Ai tutje thotë se ka vendosur të ngre padi për shpifje dhe kërcënim ndaj Hetem Vranjollit.

“Për këtë arsye, kam vendosur të ngre padi për shpifje dhe kërcënim ndaj individëve që synojnë dezinformime, kërcënime e shpifje që cënojnë institucionet e shtetit, pa asnjë bazë faktike”, ka shkruar ai.

Reagimi i Shemsi Sylës:

Reagim ndaj dezinformatave dhe shpifjeve!

Në përgjigje të dezinformatave dhe shpifjeve të fundit që kanë qarkulluar në rrjete sociale nga disa individë, dëshiroj të sqaroj se pretendimet që synojnë të njollosin personalitetin tim, dhe përfshijnë figura të respektuara si Kryeministri z. Albin Kurti, Gjeneral Lejtnant Bashkim Jashari, ministri z. Arben Vitia, deputeti z. Enver Dugolli dhe ish-ministri z. Armend Mehaj, janë tërësisht të pavërteta.

Përdorimi i ish-shoferit, të cilit i është ndërprerë kontrata për sjellje të papërgjegjshme në punë, për të më dëmtuar personalisht, kalon çdo kufi etik dhe profesional. Për këtë arsye, kam vendosur të ngre padi për shpifje dhe kërcënim ndaj individëve që synojnë dezinformime, kërcënime e shpifje që cënojnë institucionet e shtetit, pa asnjë bazë faktike.

Me respekt,

Shemsi Syla

Të ngjashme