Real Madridi po feston titullin e La Liga-s duke kaluar me një autobus të hapur nëpër rrugët e Madridit, më saktësisht në në sheshin Cibeles.
Trofeu iu dorëzua lojtarëve, trajnerit Carlo Ancelotti dhe presidentit Florentino Perez nga presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Pedro Rocha në një ceremoni me dyer të mbyllura të dielën në mëngjes, transmeton Klankosova.tv
Këtë të diel, Real Madridi po feston titullin e 36-të në histori të klubit.
Kujtojmë se, Los Blancos kanë fituar La Ligan, derisa janë në finale të Ligës së Kampionëve ku do të përballen me Borussia Dortmundin.