Transferimi i Mbappes në Real Madrid mund të ndodh. 22-vjeçarit i përfundon kontrata me PSG-në në vitin 2022 dhe ende nuk ka sinjale rinovimi.
Në Madrid janë të sigurt se Mbappé do ta mbajë fjalën dhe do të presë. Në qershor, gjithçka do të varet nga negociatat me PSG-në. Të gjitha variablat ekonomikë i përshtaten Madridit, madje edhe tani që të ardhurat kanë rënë 25% për shkak të krizës së koronavirusit.
Klubi po llogarit të përfitojë nga 100 deri 150 milionë euro nga shitja e disa lojtarë verën e ardhshme. Ata janë Isco, Ceballos, Bale, Jovic, Marcelo dhe Brahim.
Pjesa tjetër e operacionit do të financohet me një hua. Klubi madrilen në sy të bankava vazhdon të ketë likuiditet, kështu që besimi te financat e shëndosha mbetet i palëkundur.Përveç kësaj, klubi pret që në sezonin e ardhshëm, me tifozët në stadiume, të ardhurat do të kthehen në nivelin e kërkuar dhe ato do të rriten në 800 milionë euro.
Përveç kësaj, klubi pret që në sezonin e ardhshëm, me tifozët në stadiume, të ardhurat do të kthehen në nivelin e kërkuar dhe ato do të rriten në 800 milionë euro.