Christopher Nkunkuka shkëlqyer në dy vitet e fundit me fanellën e RB Leipzig.
Mesfushori francez u largua nga Paris Saint Germain për shkak të hapësirave të pakta, por në Leipzig ai ka rigjetur formën e tij më të mirë.
Falë paraqitjeve fantastike, Nkunku është futur në listën e dëshirave të gjigantit spanjoll Real Madrid.
Le10sport ka raportuar se Los Blancos kanë shfaqur interesim për lojtarin dhe kanë pyetur Leipzigun për çmimin e tij.
Klubi gjerman i ka bërë të qartë Real Madridit se mjafton një ofertë prej 30 milionë euro për ta lënë të lirë francezin.
Shuma e kërkuar nga skuadra gjermane nuk është problem për kampionin në fuqi të Spanjës që është gati t’ia plotësojë dëshirën trajnerit Zidane për transferimin e Nkunkus në Santiago Bernabeu.
23-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 16 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë katër asistime.
Gjithsesi në garë për të janë edhe dy skuadrat e mëdha angleze, Arsenal dhe Manchester United. /Telegrafi