Real Madridi është “mbreti” i Ligës së Kampionëve, për herë të 14-të

Prishtinë | 28 Maj 2022 | 23:36 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi e ka fituar për herë të 14-të në histori Ligën e Kampionëve.

“Mbretërit” kanë triumfuar në finalen e këtij edicioni kundër Liverpoolit me rezultat 0:1 në “Stade de France”, shkruan Demokracia.com.

Heroi i Los Blancos ishte braziliani Vinicius që shënoi golin e vetëm që në fund doli të ishte i duhuri për ta arritur suksesin.

Vinicius realizoi në minutën e 59-të me ndihmën e Valverdes që asistoi.

Vlen të përmenden edhe pritjet e jashtëzakonshme të portierit të Real Madridit, Courtois i cili me disa pritje shpëtoi portën e spanjollëve.

Liverpooli kishte dominimin gjatë tërë ndeshjes, megjithatë ajo në fund nuk ju mjaftoi.

Të ngjashme