Real Madridi i kërkon leje PSG-së që t’i fillojë bisedimet me Mbappen

Prishtinë | 25 Gus 2021 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi është duke e kërkuar dëshpërimisht transferimin e Kylian Mbappes në këtë verë.

Los Blancos u raportua se kanë ofruar 160 milionë euro për kartonin e francezit, mirëpo është refuzuar nga Paris Saint-Germain.

Sipas asaj që raporton tani RMC Sport, Real Madridi tani ka kërkuar leje nga klubi i Ligue 1 që t’i fillojë bisedimet me fituesin e Kupës së Botës.

PSG po refuzon ta shesë Mbappen në këtë verë, mirëpo kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe mund të largohet si lojtar i lirë.

Në anën tjetër, Real Madridi e di se nëse në këtë verë nuk arrin marrëveshje, atëherë do e ketë shansin ta marrë si lojtar të lirë.

Klubi spanjoll tani pret përgjigje nga PSG rreth kërkesës së tyre për t’i hapur bisedimet me 22-vjeçarin dhe të shikojnë vullnetin e tij për situatën aktuale.

Të ngjashme