Real Madridi vazhdon të mbajë gjallë interesimin për transferimin e Houssem Aouar.
Mesfushori i talentuar francez prej dy vitesh po ndiqet nga Los Blancos, por që pa mundur të arrihet një marrëveshje me Lyonin.
Lajmet e fundit që vijnë nga Spanja dhe Franca kanë raportuar se Los Blancos kanë rikthyer interesimin për transferimin e francezit në verë.
22-vjeçari pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Zinedine Zidane i cili e sheh atë si zëvendësuesin adekuat të Luka Modric.
Aouar këtë edicion ka shfaqur formë të lartë, ku në 31 ndeshje ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.
Gjithsesi gjiganti spanjoll nuk do ta ketë të lehtë transferimin e lojtarit, pasi në garë për të janë edhe skuadra tjera të mëdha.
Juventus, Manchester City, Arsenal, Bayern Munich e PSG gjithashtu kanë shprehur interesim për francezin.
Lyon është gati ta shes yllin e tyre të madh, por vetëm nëse vije ndonjë ofertë mbi 55 milionë euro.