The Telegraph shkruan se Real Madridi kishte disa trajner në listës para se të zgjidhte Carlo Ancelottin, përfshirë edhe Jose Mourinho, i cili sapo kishte nënshkruar me Romën.
Ancelotti është prezantuar për media këtë mbrëmje te Real Madridi, që do të jetë një rikthimit për të në “Santiago Bernabeu”, pasi ishte larguar në maj të vitit 2015.
Italiani nuk ishte i vetmi trajner që kontaktoi klubi, pasi kandidatët e tjerë sihin edhe Max Allegri dhe Antonio Conte.
Tani gazeta The Telegraph shkruan se Mourinho po ashtu ishte në listë dhe ishte telefonuar. Ai ka punuar në këtë klub mes viteve 2010/13.
Sidoqoftë, kjo qasje dështoi, pasi që ai kishte nënshkruar me Romën muajin e kaluar.
Real Madrid foli me Mourinhon ‘jozyrtarisht’ në fund të javës së kaluar dhe përsëri gjatë fundjavës, por ai nuk ishte i interesuar, pasi kishte nënshkruar një marrëveshje tre-vjeçare me Romën.