Real Madridi raportohet se refuzoi mundësinë për transferimin e Neymarit në afatin kalimtar të verës së këtij viti.
Te Paris Saint-Germaini ishin të interesuar ta shisnin sulmuesin brazilian, teksa atë ia ofruan disa klubeve të mëdha evropiane – transmeton Gazeta Express.
Real Madridit iu dha gjithashtu mundësia për të nënshkruar me Neymarin, por kjo nuk ndodhi – sipas “El Nacional”.
“Los Blancos” po kërkonin të forconin sulmin e tyre këtë verë, por dështuan me një përpjekje për të nënshkruar me Kylian Mbappen.
Pas largimit të Gareth Bale dhe duke marrë parasysh se kontrata e Marco Asensios skadon në verën e vitit 2023, për kampionët e Spanjës vazhdon të shihet si e nevojshme për të nënshkruar me një sulmues.
Neymari ishte një zgjedhje e mundshme për Ancelottin, por klubi nga kryeqyteti spanjoll zgjodhi të mos e ndiqnin lojtarin.
Aspektet financiare të transferimit e bënë çdo marrëveshje një çështje jashtëzakonisht të kushtueshme, e cila ishte një nga arsyet pse Real Madridi nuk tregoi interes për 30-vjeçarin.
Klubi thuhet se gjithashtu vendosi të tregohet i kujdesshëm, pasi Neymar kritikohet shumë për jetën e natës – probleme që iu kanë shfaqur te Barcelona, por edhe te Paris Saint-Germaini.
Manchester City ishte raportuar si klubi tjetër që kishte refuzuar mundësinë për të transferuar reprezentuesin e Brazilit.
Sidoqoftë, Neymar e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin 2022/23 me Paris Saint-Germainin.
Ai ka regjistruar gjashtë paraqitje deri më tani në Ligue 1 dhe një në Ligën e Kampionëve, teksa ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime.