Ende nuk është zyrtarizuar, por Real Madridi pritet të luajë në stadiumin ‘Alfredo di Stefano’ pjesën e mbetur të sezonit.
Ky është lajmi që japin gjitha mediat spanjolle, veçanërisht AS, që raporton se Los Blancos tashmë kanë nisur të praktikohen dhe të mësohen me fushën ku i luan ndeshjet Real Madrid Castilla.
“Santiago Bernabeu” është duke u rinovuar dhe për të mos ndërprerë punimet që të ecin sa më shpejt dhe për shkak të pandemisë që tani e tutje ndeshjet do të luhen pa tifozë, Reali e ka parë si opsion shumë të mirë që ta bëjë në ‘Di Stefano’.
Sinjal mund të jetë edhe fakti që ditën e enjte, ndryshe prej herëve tjera, futbollistët janë stërvitur pikërisht në stadiumin që e mbanë emrin e legjendës së Los Blancos.