Real Madridi po e konsideron shitjen e Gareth Bale për të rritur buxhetin për transferimin e Kylian Mbappe nga Monaco.
Reali po përballet me garë serioze nga Manchester City dhe Paris St-Germain për të transferuar Mbappen, dhe shpresa e vetme që të grumbullohen 120 milionë eurot e kërkuara për të është të shitet njëri nga top lojtarët e skuadrës para 31 gushtit.
Drejtuesit e klubit madrilen e dinë se mund të grumbullojnë 100 milionë duke shitur uellsianin, i cili ka pasur shumë probleme me lëndime sezonin e kaluar.
Bale, i cili ka një pagë javore prej 350,000 funtave, nënshkroi kontratë të re deri në vitin 2022 tetorin e kaluar dhe është i lumtur të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll.
Manchester United ka qenë i lidhur me transferimin e tij dhe mund të joshet nga gatishmëria e Realit për ta larguar atë.
PSG dhe Chelsea gjithashtu kanë kërkuar detaje për lojtarin më herët dhe këto dy klube kanë financa të përballen me interesimin e Unitedit.