Reali dëshiron që ta përfshijë Bale në ofertën për Pogbën

| 03 Kor 2019 | 13:43 | Nga

Real Madridi po synon që ta përfshijë Gareth Bale në ofertën për Paul Pogbën këtë verë.

Sipas gazetës spanjolle, Marca, ata janë “të etur” që ta largojnë uellsianin duke e futur në çfarëdo marrëveshje për francezin.

Agjenti i ish-yllit të Tottenham Hotspur e ka ritheksuar se Bale do të mbetet në “Santiago Bernabeu”, mirëpo klubi i tij ka plane të tjera.

Të ngjashme