“Los Blancos” do të mundohen ta transferojnë sulmuesin francez në afatin kalimtar të janarit. Vendimi i takon PSG-së pasi lojtari do ta preferonte transferimin në Spanjë
Real Madridi e ka rikthyer interesimin për Kylian Mbappen.
“Los Blancos” madje e kanë përgatitur ofertën për t’ia prezantuar Paris Saint-Germainit në muajin janar.
Lajmin e ka bërë të ditur “Radioestadio Noche”, përcjell “Gazeta Express”.
Në fakt, “Mbretërit” nuk e kanë ndërmend ta presin verën tjetër, kur sulmuesi francez të jetë lojtar i lirë.
Por, ata llogarisin në kampionin e botës për pjesën e dytë të këtij sezoni.
Mbappe e ka shprehur hapur dëshirën për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”.
Mirëpo, një gjë e tillë i dështoi në afatin kalimtar të verës.
Tash, PSG-ja mund të vendos ta shesë lojtarin në afatin kalimtar të janarit për të mos e humbur pa para verën tjetër.
Kjo pasi lojtari s’e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën, e cila do t’i skadojë në fund të këtij sezoni.