Real Madridi ka arritur të kalojë në finalen e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, pasi eliminoi Bayernin e Munichut në një ndeshje të madhe në Bernabeu të kryeqytetit spanjoll.
Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët që shënuan që në minutat e parë të takimit, por pak më minuta më vonë barazoi Benzema, i cili shënoi edhe golin e dytë për ekipin e Zidane.
Rezultatin e barazoi lojtari i Real Madridit, por që luan si i huazuar te Bayerni, James Rodriguez, por më pastaj Bayerni nuk arriti të shënojë golin që do t’i jepte biletën për në finale ekipit nga Bavaria.
Rekordin e tri finaleve radhazi deri më tani e mbante Juventusi, që më 1998 kishte arritur këtë sukses. Reali do të jetë në finale pa mesfushorin Casemiro, i cili edhe pse nuk startoi, u ndëshkua me të verdhë në minutat e fundit pas inkuadrimit në pjesën e dytë.
Madrilenët do ta presin fituesin e ndeshjes së nesërme mes Liverpoolit e Romës për të parë se më kë do të ndeshen në finalen e Kievit.