Real Madridi është ngjitur në tabelë pas fitores 2:0 së arritur ndaj Valencias, të dielën në xhiron e 23-të në La Ligën spanjolle.
Madrilenët në stadiumin “Alfredo di Stefano” mposhtën Valencian me dy gola të shënuar në pjesën e parë, ku shkëlqeu mesfushori Toni Kroos.
Gjermani në minutën e 12-të asistoi për sulmuesin francez, Karim Benzema.
Benzema ka shënuar të paktën një gol në pesë duelet e fundit kundër Valencias në La Liga.
Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, Kroos shënoi pas bashkëveprimit që e pati me mesfushorin spanjoll, Lucas.
Ferland Mendyt në pjesëlojën e dytë, pas një ore lojë, iu anulua një gol pas asistencës së VAR-it, për shkak të pozitës jashtë loje.
Real Madridi ngjitet në pozitën e dytë me 49 pikë pas 23 ndeshjeve. Ka tri pikë më shumë se Barcelona e vendit të tretë që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Atletico Madridi është lider me 54 pikë nga 21 ndeshje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.