Qendërmbrojtësi francez Raphael Varane ka gjasa të mëdha të largohet nga skuadra e Real Madridit në fund të këtij edicioni, përcjellë të martën “OK Diario”. Mësohet se drejtuesit e klubit madrilen nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij këtë edicion dhe kanë vendosur ta nxjerrin në shitje gjatë verës.
Për ta lënë të lirë Varanen, Reali po kërkon të paktën 50 milionë euro dëmshpërblim. Varane ka kontratë me Realin deri vitin tjetër dhe Reali tashmë ka stopuar negociatat për rinovimin e kontratës pas vendimit të fundit. Interesim për shërbimet e Varanes tashmë ka treguar Manchester Unitedi.