Real Madridi po e kërkon qendërmbrojtësin e Atletico Madridit, uruguajanin Jose Gimenez.Lajmi është bërë i ditur të martën e përditshmja spanjolle “Marca”.
Te Reali e shohin Gimenezin si zëvendësim ideal për Raphael Varanen, i cili pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu” në fund të këtij edicioni.
Gimenez ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2023 dhe një klauzolë lirimi prej 80 milionë eurosh.
Ai është pjesë e Atleticos prej vitit 2013 kurse këtë edicion ka regjistruar 26 paraqitje në të gjitha garat dhe ka realizuar dy gola.
Gimenez ka edhe 48 ndeshje e shtatë gola të shënuara për Përfaqësuesen e Uruguait.