Real Madrid dhe BMW e kanë zyrtarizuar bashkëpunimin mes tyre.
Kjo e zëvendëson marrëveshjen me kompaninë tjetër Audi.
Sipas kësaj marrëveshje i gjithë ekipet do të kenë vetura 100 për qind elektrike.
“Ekipet e para të futbollit për meshkuj dhe femra të Real Madridit dhe ekipit të basketbollit, si dhe stafi i tyre stërvitor, do të kenë 100% automjete elektrike BMW për lëvizjen e tyre (ata mund të zgjedhin midis cilitdo prej modeleve aktuale: iX, i4, iX3, i7 ose iX1)”, njofton Reali në faqen e tij zyrtare.
Derisa drejtori i gjigandit gjerman të prodhimit të veturave për Spanjë dhe Portugali Manuel Terroba, e ka cilësuar perfekte partneritetin mes tyre.
“Reali i Madridit përfaqëson jo vetëm institucionin lider sportiv në botë, por edhe një entitet në evolucion të vazhdueshëm, duke kërkuar përsosmëri në aktivitetet e tij përmes kërkesës, talentit, cilësisë dhe lidershipit, si dhe një angazhim të fortë për qëndrueshmërinë, solidaritetin, diversitetin dhe frymën fituese. Kjo e bën partnerin perfekt për t’u përballur me sfidat e tanishme dhe të ardhshme”, deklaroi drejtuesi i BMW.
Ceremonia zyrtare e nënshkrimit u mbajt në sallën e këshillit të Real Madrid City, ku ishte i pranishëm edhe presidenti Florentino Pérez dhe Manuel Terroba.