Pas barazimit pa gola ndaj Osasunas, Real Madridi e ka kthyer vëmendjen tek ndeshja e ditës së shtunë kundër Elches, që do të zhvillohet në orën 14:00.
Në ndeshjen kundër Osasunas Luka Modric nuk luajti asnjë minutë shkak është bërë një dëmtim i tij.
Ndërsa gjatë ditës së sotme është parë lojtari të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës dhe kjo ka gëzuar pa masë edhe trajnerin Carlo Ancelotti, që për ndeshjen e së shtunës do të ketë gati një nga lojtarët kryesorë të ekipit.
Gjithashtu një tjetër lajm i mirë është edhe ai i Isco Alarcon që do të jetë gati për ndeshjen me Elche.
Me rikthimin e dy lojtarëve të rëndësishëm për Realin, Ancelotti do të ketë më shumë mundësi zgjedhje për formacionin që do të duhet të hedhë në fushën e lojës.