Reali në telashe të mëdha, lëndimi i Vinicius Jr është më serioz sesa u mendua në fillim

Prishtinë | 28 Gus 2023 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Vazhdojnë problemet e mëdha te Real Madridi sa i përket lëndimit të futbollistëve këtë edicion.

Pas lëndimeve të Ara Guler, Eder Militao e Thibaut Courtois, tashmë radha është e sulmuesit brazilian Vinicius Junior.

Braziliani ndjeu një shqetësim muskulor në këmbën e djathtë në udhëtim ku Real Madridi arriti fitore me rezultat minimal 0-1 ndaj Celta Vigos.

Sulmuesi u zëvendësua në minutën e 18-të për të mos rrezikuar dhe ndjesitë e para ishin se bëhej fjalë për një lëndim të lehtë dhe kalimtar, mirëpo dy ditët e fundit kanë treguar se bëhet fjalët për diçka më serioze sesa parashikohej në fillim.

Këto dy ditë e enjtura në këmbën e Vinicius nuk është larguar dhe dhimbja nuk është zbutur.

Ndaj sot Vinicius do t’i nënshtrohet rezonancës magnetike e cila është e vetmja mënyrë për t’i dhënë përgjigje dilemave të Real Madrid dhe vetë lojtarit.

“I kam parë të gjitha ndeshjet e tij”, Vinicius Jr tregon se legjenda e Real Madridit është idhulli i tij
Tashmë e sigurt është se lojtari do të humbasë ndeshjen e radhës të Real Madrid me Getafen, do të humbasë gjithashtu edhe grumbullimin me Brazilin dhe do të jetë jashtë edhe për ndeshjet me Real Sociedad dhe sfidën e parë në fazën e grupeve të Ligën e Kampionëve.

Mbetet në dyshim prezenca e Vinicius edhe për derbin me Atletico Madrid të datës 23/24 shtator apo edhe për ndeshjen e radhës në fundin e shtatorit ndaj Las Palmas.

Të ngjashme