Trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, i është thënë që të nxjerrë më të mirën nga ekipi aktual që ka.
Sipas raportimeve në Spanjë, kreu i klubit Florentino Perez i ka bërë të ditur francezit se nuk do të tentojë transferimin e Paul Pogbas ose Christian Eriksenit në janar, me Perezin që kërkon të hyra më të mëdha pasi shpenzoi më shumë se 300 milionë euro verës.
Eden Hazard e Luka Joviq nuk kanë dëshmuar akoma veten nga transferimi gjatë verës, përderisa mbrojtësi Ferland Mendy, është paraqitur veç dy herë si rezultat i lëndimit.