Real Madrid ka pasur një fillim të vështirë në mbrojtjen e titullit në La Liga dhe renditet në vendin e shtatë në klasifikim.
Nga ana tjetër, rivalët historik të Barcelona, kanë pasur startin e ëndërruar, duke i fituar të tre ndeshjet e para.
Zinedine Zidane ka kërkuar nga klubi përforcime në prapavijë, duke nisur nga muaji janar dhe thuhet se mbrojtësi i Athletic Bilbao, Aymeric Laporte, është në radarin e tij.
Gazeta spanjolle “Don Balon” ka shkruar se Zidane kërkon të marrë bashkatdhetarin e tij për ta aktivizuar në krah të Sergio Ramos.
23-vjeçari Laporte ka shprehur dëshirën për gatishmërinë e transferimit në “Santiago Bernabeu”, pavarësisht se Bilbao nuk është dakord dhe bazohet te një kontratë deri në vitin 2020. Real Madrid është gati të paguajë 65 milionë euro për të, aq sa parashikon klauzola për prishjen e kontratës me baskët.
“Don Balon” shkruan se menaxheri i futbollistit ka refuzuar takimin me Barcelonën, e cila gjithashtu ishte e interesuar për blerjen e tij, pikërisht sepse Laporte ta vendosur të shkojë te Real, në urdhrat e francezit Zidane.