Reali shpreh interesim për Reece James

| 03 Nën 2023 | 15:19 | Nga

Kapiteni i skuadrës së Chelseat, Reece James, është një nga emrat në të gjitha listat e përforcimeve të mundshme të Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi anglez pëlqehet në Bernabeu dhe veçanërisht nga Carlo Ancelotti, shkruan Mundo Deportivo, transmeton KlanKosova.tv.

Reece James ka një kontratë me Chelsean deri në vitin 2028 dhe nuk duket shumë i gatshëm të largohet nga skuadra londineze, por Reali për çdo rast është shumë i vëmendshëm ndaj gjithçkaje që ndodh me lojtarin anglez. /Klankosova.tv

Të ngjashme