Me rastin e 21-vjetorit të masakrës së Reçakut, kanë nisur homazhet në nderim të viktimave, raporton Ekonomia Online.
Në mëngjesin e hershëm qindra qytetarë kanë marshuar drejt Kompleksit Memorial në Reçak.
Përveç qytetarëve të shumtë në Rrçak në këtë mëngjes bën homazhe kryetari i VV-së, Albin Kurti me bashkëpunëtorë, si dhe ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha.
Gjatë ditës këtu do të vijnë edhe krerët shtetërorë.