Receta natyrale që ndihmon me ftohjet

Prishtinë | 15 Maj 2023 | 07:35 | Nga Ekonomia Online

A e keni ditur se me vetëm disa përbërës dhe një recetë të thjeshtë mund ta kaloni ftohjen shumë shpejt?

Sekreti fshihet në kuzhinën tuaj. Të gjithë ne i dimë përfitimet e mjaltës, xhenxhefilit dhe limonit por kombinimi i këtyre përbërësve është i jashtëzakonshëm, sidomos për ftohjet e stinës.

Pija që e gjeni më poshtë forcon imunitetin, ndihmon me lodhjen, kollën kronike, ftohjet, gripet dhe pastron sinusët.

Mjalta, xhenxhefili dhe limoni kanë veti anti-virale, anti-inflamatore dhe anti-bakteriale duke ndihmuar kështu për të luftuar infeksionet.

Përbërësit:

1 lugë gjelle mjaltë

250 ml ujë të nxehtë

1 lugë çaji xhenxhefil pluhur

Lëngu i një limoni

Si ta përgatisni?

Vendoseni xhenxhefilin pluhur në një enë dhe vendosni ujin e nxehtë mbi të. Pasi të ftohet pak, hidheni mjaltin dhe lëngun e limonit.

Përziejeni mirë e mirë dhe konsumojeni këtë çaj derisa të jetë akoma i ngrohtë. Preferohet që ky çaj të konsumohet në mëngjes, në stomak të zbrazët ose vonë në mbrëmje, para se të shkoni për të fjetur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme