Recetë: Vezë të mbushura me djathë dhe speca

Prishtinë | 26 Jan 2019 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Me pak djathë, speca të pjekur dhe erëza do të shijoni vezët më të mira të jetës suaj. E kemi fjalën për vezët e mbushura nga Aiba, të cilat do ja shtojnë lezetin tryezës.

Luani duart amvisa, sepse vështirë që të rezistoni kur të njiheni me recetën.

Përbërësit

6 vezë (Aiba)

100 gr djathë i bardhë

2 speca gogozhare (të pjekur në vaj)

majdanoz

kripë

piper i bardhë

vaj ulliri

Përgatitja

1. Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për të zierë vezët. Në përfundim i qëroni dhe ndani të verdhën veç, pa e dëmtuar pjesën e bardhë të vezës.

2.Me ndihmën e një piruni shtypni të imët të verdhat e vezëve, në një tas. I shtoni djathin, specat, majdanozin dhe kripën. I përzieni mirë.

3. Shtoni pak piper të bardhë dhe vaj ulliri. Mbushni të bardhat e vezëve me masën që sapo përgatitët.

4.I vendosni me kujdes në një pjatë dhe çfarë prisni? Është koha për t’i shijuar!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme