Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka kujtuar sot 21 vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës.
Ai tha se falë luftës së paepur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot po shënojmë 21 vjetorin e lirisë së Kosovës.
Gjithashtu, ministri Reçica, përmes një statusi të tij në rrjetin social “Facebook”, tha se data që u vendos paqe pas shumë shekuj e sakrificash, u shënua përfundimisht me hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë.
Në kujtesën tonë kjo datë historike mbetet e pandashme për dëshmorët dhe brezat që dhanë jetën për liri dhe bashkim. U jemi mirënjohës dhe falënderues shteteve mike, në krye me SHBA-të dhe NATO-n, të cilët u rreshtuan në krah me luftën e drejtë të UÇK-së dhe popullit liridashës të Kosovës, ka shkruar ministri Skender Reçica.
Postimi i plotë i ministrit të MPMS, Skender Reçica:
“Sot, falë luftës së paepur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po shënojmë 21 vjetorin e lirisë së Kosovës. Me hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë, përfundimisht shënohet data kur u vendos paqe pas shumë shekuj e sakrificash. Në kujtesën tonë kjo datë historike mbetet e pandashme për dëshmorët dhe brezat që dhanë jetën për liri dhe bashkim. U jemi mirënjohës dhe falënderues shteteve mike, në krye me SHBA-të dhe NATO-n, të cilët u rreshtuan në krah me luftën e drejtë të UÇK-së dhe popullit liridashës të Kosovës. Lavdi heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit, që dhanë më të shtrenjtën për liri!”