Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova me bashkëpunëtorë.
Shefja e BE-së Apostolova, e uroi ministrin për përgjegjësitë e marra duke i uruar sukses.
Ministri Reçica, falënderoi mysafirët për vizitën e tyre, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ka pranuar, nga vendet e BE-se, dhënë për zhvillimin dhe shtetndërtimin e shtetit tonë.
Me këtë rast, Ministri Reçica e informoi Shefen e BE-se Nataliya Apostolova për gjendjen në Kosovë, me theks të veçantë për programin e Qeverisë së Kosovës me fokus përmirësimin e kapaciteteve institucionale, zgjerimin e masave aktive të tregut të punës, përmirësimin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore, rritjen e punësimit, me fokus të veçantë të rinjtë dhe gratë, si dhe marrëveshje për sigurinë sociale të cilat ju lehtësojnë qytetarëve qasjen në pensione.
Me theks të veçantë u diskutua Agjenda Evropiane e Kosovës, detyrat dhe obligimet të cilat dalin për MPMS-në. Ministri Reçica shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e MPMS ndaj Agjendës Evropiane dhe siguroj Apostolova, se tashmë Agjenda Evropiane është prioritet i MPMS-së.
Apostolova duke uruar për përkushtimin e Reçica, shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes për përmbushjen obligimeve nga MPMS.
Ministri Reçica u dakordua se nevojitet një mbështetje nga BE-ja dhe theksoi se do të jetë i gatshëm të shtyjë Agjendën Evropiane përpara.