Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Sipas njoftimit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale tashmë kanë një bashkëpunim të mirëfilltë me Komunën e Prizrenit.
“Në këtë frymë bashkëpunimi, me kryetarin Haskuka u dakorduam për avancim të mëtejmë të përpjekjeve të përbashkëta që nëpërmjet projekteve konkrete, të kontribuojmë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Prizrenit”, ka shkruar ministri Reçica.