Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në bashkëpunim më Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka organizuar “Panairin e Vetëpunësimit 2019”, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, bëri thirrje që qytetarët e interesuar ë aplikojmë në qendrën e regjistrimit si punëkërkues derisa premtoi mbështetjen e ministrisë.
“Dua ta shpreh kënaqësinë time që sot bashkërisht me UNDP-në jemi implementues të shumë projekteve. Një nga projektet që ka dhënë rezultate konkrete është panairi i vetëpunësimit. Sot jemi dëshmitarë të asaj që ata qytetarë që ishin të regjistruar në zyrat e regjistrimit pranë ministrisë, sot produktet e tyre do shfaqen në panair dhe është e qartë që masat e punës të cilat jemi duke i dhënë po japin efekte. Ky është fakt i mirë që duhet t’i inkurajoj të gjithë qytetarët që të regjistrohen si punëkërkues. Sot ne po presim rezultate të një masë që e kemi bë vitin e kaluar. Janë mbi 50 biznese që u mbështeten vitin e kaluar”, ka thënë ai, raporton EO.
Valbona Bogujevci, nga UDNP-në, tha se ky program ka për qëllim të mbledhë dhe tu ndihmojë të gjithë
“Ka qëllim të promovoj vetëpunësimin, të asistoj të rinjtë që të vendosin bizneset e tyre. Ky program ndihmon punëkërkuesit përmes këshillave gjatë procesit të angazhimit të tyre. Programi përbëhet nga një proces përzgjedhës, komplet transparent kështu që në këtë mënyrë në bashkëpunim me MMPS-së kemi arrit të përzgjedhim njerëz që kanë pasur aftësi të punës, por edhe që bizneset e tyre të qëndrojnë për vite me radhë. Ky program do asistoj rreth 200 punëkërkues që kanë vështirësi në kërkim të punës”, tha ajo, raporton EO.
Aplikimi për regjistrim si punëkërkues do të jetë i hapur nga sot deri më 8 korrik.