Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka uruar qytetarët e Republikës për votimin e marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
“Odisediadës rreth demarkacionit i erdhi fundi! Fundi në të mirë të qytetarëve të Republikës Tonë! Temat e mëdha duan vendosmëri dhe përkushtim gjithashtu të madh, duan njerëz që këto i kanë të përmbledhura në shërbim të vendit dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Reçica në profilin e tij në Facebopok.
Ai thotë se Fatmir Limaj ishte edhe kësaj here çelësi i vazhdimit të rrugëtimit drejt Evropës, aty ku që moti synojmë.