Ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale Skender Reçica, në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini foli rreth zbatimit të Ligjit për personat e verbër.
Reçica tha se ky ligj ka filluar të implementohet para se të merrte mandatin e ministrit edhe pse sipas tij implementimi i këtij ligji ka pas disa vështirësi buxhetore.
Duke folur rreth çështjes së pensioneve për personat e verbër, Reçica tha se kanë marr veprime konkrete në ato pika që nuk kanë qenë duke u zbatuar.
“Ky ligj është duke u zbatuar. Qysh në kohën që e kam marr unë këtë dikaster ka qenë duke u implementuar. Kemi marr veprime konkrete në ato pika që nuk kanë qenë duke u zbatuar. Ka vështirësi buxhetore dhe po mundohemi që t’i sanojmë këto probleme. Kemi intervenuar aty ku kemi mundur”, ka thënë Reçica.