Në mbledhjen e qeverisë është miratuar Nisma për negocimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale me Qeverinë e Holandës.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha se kjo marrëveshje do të ketë efekte pozitive, raporton Ekonomia Online.
“Kjo marrëveshje do të ketë efekte pozitive, do t’u mundësojë realizimin e të drejtave, pensioneve të moshës, familjare dhe invalidore, ata që kanë punuar në Holandë pas pensionimit të tyre për t’i marrë pensionet e Holandës”.
“MPMS do të angazhohet në negocimin e kësaj marrëveshjeje. Meqë marrëveshja ka rëndësi të veçantë, kërkoj nga ju që ta miratoni nismën për negocimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale me Qeverinë e Mbretërisë së Holandës”.