Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka përmbushur me sukses të gjitha detyrat dhe obligimet e parapara në planin e veprimit për Reformë të Agjendës Evropiane (ERA). Një gjë e tillë u konfirmua edhe sot gjatë takimit të Këshillit Ministror, ku u diskutua rreth zbatimit të planit të veprimit të reformës së agjendës evropiane dhe zbatimit të Planit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim(MSA), shkruan ai.
“Gjatë takimit theksova se MPMS është përherë e përkushtuar në përmbushjen e detyrave që dalin nga reforma e agjendës evropiane dhe theksova se ne kemi përmbushur edhe disa masa të MSA-së dhe jemi në fazën e përmbushjes së masave të tjera, të cilat shpresojmë se do të realizohen brenda këtij viti”, shkruan më tej Reçica.