Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se edhe pas kaq vitesh pas luftës nuk është bërë një analizë e mirëfilltë për të parë se për çfarë kuadro ka më tepër nevojë tregu i punës.
Reçica ka thënë po ashtu, se nëse dëshirojmë të arrimë aty ku ne dëshirojmë si shoqëri për rolin e gruas në tregun e punës, duhet sa më parë t’i miratojmë ligjet që nuk po gjejnë vullnet politik deri më tani.
Këto komente ministri Reçica, i ka thënë në emisionin “Prime Time” në Kanalin10, ku po debatohet për strategjinë e punësimit dhe krizën ekonomike me Covid-19.