Reçica në Tiranë nënshkruan marrëveshjen për unifikimin e tregut të punës Kosovë-Shqipëri

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në Tiranë, në mbledhjen e dy qeverive shqiptare, bashkë me ministren e Financave dhe Ekonomisë së Republikës së Shqipërisë, Anila Denaj, kanë nënshkruar Marrëveshjen për Mobilitet për Punë, e cila ka për qëllim përmirësimin e fushës së punësimit dhe aftësimit profesional dhe integrimin e një tregu të përbashkët të punës Kosovë-Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e dy qeverive, ministri Reçica ka theksuar se, kjo marrëveshje është edhe detyrim që na ka shtruar historia, ne, Kosova dhe Shqipëria po përmbushim nevojën e qytetarëve për lëvizje të lirë të punëtorëve, po hapim horizontet e bashkëpunimit dhe integrimit andej dhe këndej kufirit.

“Nga sot një Korçar dhe Shkodran mund të marr shërbime në Prishtinë e Prizren, një Gjilanas në Vlorë apo në Elbasan, sikurse edhe të punësohen, pa barriera burokratike dhe pa pengesa ligjore”, ka thënë Reçica.

Ministri i MPMS, Skender Reçica, në fund të fjalës së tij, ka thënë se jam krenar që po bashkojmë tregun e punës Kosovë-Shqipëri, para se e ardhmja e afërt të na bashkojë në Bashkimin Evropian.

https://www.facebook.com/172848906648459/posts/701582283775116/
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme