Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skënder Reçica, tha se është i nevojshëm një bashkëveprim institucionale për parandalimi e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, raporton Ekonomia Online.
“Strategjia nacionale për parandalimi e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm 2015-2020 si angazhim sektorial koncepton edhe aktivitete që janë pjesë e objektivave strategjike dhe objektivave specifike të ndërlidhura me punën e Ministrisë e Punës dhe Mirëqenies Sociale”.
“Ne konsiderojmë që përveç përkushtimit tonë nacional nevojitet edhe një instutocionalizim i brendshëm për secilin sektorë në mënyrë që angazhimi të ketë karakter profesional, vlerësim dhe analizë të mirëfilltë”.
Këto komente ai i bërë në konferencën njëditore të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), me temën “Edukimi, çelës për t’u përballur me ekstremizmin dhe radikalizmin online”.
Kjo konferencë realizohet me rastin e fillimit të Javës për internet të sigurt me moton “Krijo, lidhu dhe trego respekt: një internet më i mirë fillon me ty”, që do të shënohet nga data 2-9 shkurt 2018, në kuadër të Ditës Botërore për internet të sigurt.