Reçica paralajmëron ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale, s’do të lejojë diskriminimin e qytetarëve

Prishtinë | 14 Shk 2018 | 15:58 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të gjithë personat të cilët plotësojnë kriteret për të përfituar nga pensioni i moshës, por njëkohësisht edhe për të pensionin për skemat e kategorive të dala nga lufta do të kenë mundësi që të gëzojnë të dy pensionet, raporton Ekonomia Online.

Kështu tha Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe për Persona të Pagjetur lidhur me plotësim-ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale.

Sipas Reçicës Ligji aktual diskriminon qytetarët e Kosovës andaj dhe është paraparë plotësim-ndryshimi i tij. Ligji për skemat pensionale shumë shpejt do të paraqitet për miratim në Qeveri, bëri të ditur kreu i MPMS-së.

“Të pagjeturit paguhen e marrin një kompensim, aktualisht ne si ministri kemi iniciuar plotësim-ndryshimin e ligjit për skemat pensionale dhe natyrisht në një nga radhët e qeverisë do të kemi për miratim plotësimet që ne i kemi bërë për këtë ligj”.

“Ne kemi dorëzuar në Qeveri është largimi i ndalesës për pensionet e dyfishta për ata persona që mund të përfitojnë nga pensionet për skemat  e dalë nga lufta. E kemi dërguar në Qeveri që personat përfitues të moshës në rast se i plotësojnë kriteret në bazë të ligjit të kategorive të dala nga lufta të kenë të drejtë të përfitojnë nga pensioni për skemat e kategorive të dala nga lufta”.

“Ligji aktual i skemave pensionale në shumë raste diskriminon qytetarët për mua u nga këtu pragu 15 vjeç moj njohja e stazhit në periudha të caktuar. Me këtë ligj të ri që do të jetë që mendojmë para vjeshtës ta paraqesim për draftin kemi mendua që të gjitha këto  duke përfshirë uljen e stazhit nga 15 në 10 apo edhe në 7 mirëpo duhet pas parasysh ruajtja e stabilitet financiar në vend”.

Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur nga ministri Reqica kërkuan që plotësim ndryshimi i ligjit për Skemat Pensionale fillimisht të kaloj në komision e pastaj të miratohet. Ata thanë se plotësim-ndryshimi i këtij ligji është shumë i rëndësishëm.

Deputetja nga radhët e AAK-së Teuta Haxhiu nga ministri kërkoi të dijë se çfarë është duke bërë ministria që ai drejton për sektorin privat për shkak se sipas saj ata janë më të diskriminuarit.

Haxhiu gjithashtu nga ministri Reçica kërkoi të dijë se çfarë është duke u bërë në pensionet për familjarët e personave të pagjetur si dhe për pensionit për të verbëritë.

Të pranishëm në komision ishin edhe përfaqësues të sindikatave të ndryshme. Ndue Kalaj, kryetar i Federatës Sindikale të Administratës Publike të Kosovës (SPAK), nga ministri kërkoi që të ndërpritet injorimi i institucioneve për diskriminimin që i është bërë punëtorëve gjatë viteve të 90-ta.

 

Të ngjashme