Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është takuar me Kryetarin e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi dhe Sekretarin, Hasan Berisha në lidhje me gjendjen e pensionistëve dhe sistemit pensional në Kosovë.
Postimi i plotë:
“Bashkë me Kryetarin e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi dhe Sekretarin, Hasan Berisha diskutuam sot rreth gjendjes së pensionistëve në vend dhe reformës së sistemit pensional që e kemi ndërmarrë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, ka shkruar Reçica.
“Përpjekjet tona për trajtim të dinjitetshëm të pensionistëve tanë po shtohen në vazhdimësi me veprime konkrete. Ofrova gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me Lidhjen e Pensionistëve në përmbushjen e kërkesave të tyre, brenda mundësive tona si institucion”, ka shkruar ai.