Kandidati për deputet nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Skender Reçica, së bashku me të rinjtë e qytetit të Podujevës ka bashkëbiseduar lidhur me programin të NISMA-s Socialdemokrate.
Sipas Reçicës ky program në fokus ka rritjen e mundësive për të rinjtë, posaçërisht në punësim.
“Rinia është e ardhmja e ndritur e vendit dhe ne po punojmë fort që atyre tu sigurojmë një jetë më të dinjitetshme, që e ardhmja e tyre të jetë e drejtuar në Kosovë dhe jo duke parë mundësitë jashtë vendit “- ka thënë Reçica.
Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale shtoi se zgjedhjet e 6 tetorit kanë vetëm një alternativë, numrin 122.
“NISMA është organizimi politik që hap perspektivë për ta dhe vendin. Andaj, zgjedhjet e 6 Tetorit kanë vetëm një alternativë, me nr. 122, NISMËN SOCIALDEMOKRATE. ”