Kuvendi i Kosovës po shqyrton Projektligjin e Punës.
Ministri i Punës, Skender Reçica, tha se kanë pasur kërkesa të vazhdueshme për avancim të kushteve të punës sa kanë qenë duke e hartuar këtë projektligj, shkruan EkonomiaOnline.
Ai ka shtuar se projektligji i ri do ketë ndikim pozitiv për ekonominë e vendit.
“Dispozitat e projektligjit do kenë ndikim pozitiv në ekonominë dhe biznesin e Kosovës. Dispozitat e tij do kenë ndikim në luftimin e punësimit informal. Krahas ligjit aktual ky projektligj është shumë më i avancuar”.
“Hartimi projektligjit është nga aktet më të rëndësishme me të cilat kanë marrë praktikat më të mira nga BE-ja dhe janë marrë edhe mangësitë e ligjit aktual që të rregullohen marrëdhëniet mes punëdhënësit e punëmarrësit sipas standarteve të BE-së”.
Ndërkaq, bëri të ditur se edhe pushimi i lehonisë do të vijë në Kuvend për shqyrtim së shpejti.
“Ne si qeveri jemi duke punuar dhe së shpejti e percjellim në parlament pushimin e lehonisë. Ne e kemi ndarë për herë të parë që pushimin e lehonisë ta ndajmë si pushim të vecantë ku për herë parë do trajtohen edhe lehonat që nuk kanë marrëdhënie pune”.