Reçica: Punëtorëve të larguar me dhunë në vitet e 90-ta do t’u njihet përvoja e punës

Prishtinë | 28 Sht 2019 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, i cili garon për deputet nga radhët e NISMA-s Socialdemokrate, është zotuar se pensionistët do të kenë trajtim të dinjitetshëm.

Reçica theksoi se të gjithë punëtorët që janë larguar me dhunë nga regjimi serb do t’u njjihet përvoja e punës.

Me reformën pensionale të hartuar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale nën udhëheqjen e ministrit Skënder Reçica, të gjithë këtyre pensionistëve do t’u njihet stazhi i punës dhe do të gëzojnë pensionet që meritojnë.

“Me NISMA-n në Qeverinë e ardhshme, sipas ministrit në detyrë, që në fillim të mandatit do të ndalet diskriminimi ndaj kësaj kategorie pensionistësh dhe ata do të fillojnë t’i marrin pensionet kontributive meritore”, ka thënë ai në një takim me pensionistët e Kosovës.

https://www.facebook.com/skender.recica74/videos/2401755556606587/
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme