Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim përfaqësues të Bankës Botërore, me të cilët diskutuan rreth ecurisë së reformave të ndërmarra nga MPMS-ja, me theks të veçantë në fushën sociale.
Në kuadër të kësaj, gjatë takimit u diskutua rreth draftit të parë të raportit të Bankës Botërore sa i përket rishikimit të Skemës së Ndihmës Sociale.
Ministri Reçica falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për ndihmën që po i japin MPMS-së jo vetëm sa i përket reformës sociale, por edhe reformave tjera të ndërmarra.
Stephanie Brodmann, përfaqësuese e Bankës Botërore tha se mbështetja e tyre për iniciativat e MPMS-së do të vazhdojë edhe më tutje.