Reçica: Të rinjtë janë ata që e ndërtojnë të ardhmen, më 9 shkurt, bëhu pjesë e ndryshimit

| 03 Shk 2025 | 09:10 | Nga

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica ka ftuar të rinjët që të votojnë për një Kosovë më të mirë, me Bedri Hamzën kryeministër, raporton Ekonomia Online.

Ai ka njoftuar se ka takuar Jon Cakolli është student i vitit të dytë në Menaxhment dhe Ndërmarrësi në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Reçica ka thënë se Cakolli përfaqëson brezin e ri që beson në mundësitë dhe ndryshimin.

“Si shumë të rinj, ai këtë vit voton për herë të parë dhe ka bërë një zgjedhje të qartë: Një Kosovë me ekonomi të fortë, mundësi për të rinjtë dhe një qeveri që punon për ta. Të rinjtë janë ata që e ndërtojnë të ardhmen! Me 9 shkurt, bëhu pjesë e ndryshimit! Voto për zhvillim, për mundësi dhe për një Kosovë më të mirë me Bedri Hamzën Kryeministër!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme