Reçica tregon kur nis aplikimi për pensionet e të dhunuarave të luftës

Prishtinë | 27 Dhj 2017 | 14:44 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fillimi i aplikimit për përfitimin e pensioneve për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës është “çështje ditësh”. Kështu ka deklaruar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, gjatë konferencës përmbyllëse të vitit.

Reciça ndër të tjera ka prezantuar edhe punët e kryera gjatë këtij viti si dhe prioritetet për vitin e ardhshëm.

Ai tha se gjatë viti të ardhshëm prioritet kryesor i ministrisë që ai udhëheq është punësimi i një anëtari për secilën familje që nuk ka asnjë të punësuar si dhe zvogëlimi i përfituesve të asistencës sociale.

Ai tha se në skemat sociale janë rreth 270 mijë qytetarë,buxheti is ë cilave është shumë i madh.

Si prioritet për vitin e ardhshëm, Reçica ka edhe përfundimin e projektligjit për inspektoriatin përmes së cilit sipas tij, është fuqizimi i inspektoriatit dhe rritja e kapaciteteve të tyre.

Të ngjashme