Reçica: U përulemi përherë të gjithë të rënëve për liri

Prishtinë | 05 Maj 2018 | 15:50 | Nga

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka marrë pjesë sot në përurimin e Kompleksit Memorial të Zonës Operative të Llapit.

Reçica tha se falë të rënëve për atdhe, ne sot po gëzojmë lirinë.

Shkrimi i plotë i Reçicës:

Në Llap, bashkë me deputetin Haxhi Shala morëm pjesë në përurimin e kompleksit memorial të dëshmorëve, në ballë të së cilës rrinë Ali Ajeti me Hakifin.

Urojmë gjithë kombin për 5 Majin, ditën e dëshmorëve! Urime Tiranës, Prishtinës e Shkupit! Urime Monumenti Mëmëdhe! Urojmë t‘i mbledhësh gjithë dëshmorët në gjirin tënd!

U përulemi përherë të gjithë të rënëve dhe atyre që dhanë kontributin, që ne sot të gëzojmë lirinë.

Të ngjashme