Reçica uron Nait Hasanin për 60-vjetorin e lindjes: Shëndet, mbarësi dhe shumë suksese

| 16 Jan 2025 | 20:38 | Nga

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Elmi Reçica, ka uruar Nait Hasanin, ish-burgosurin politik dhe një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me rastin e 60-vjetorit të lindjes.

Reçica ka shkruar se Hasani është një personalitet i shquar dhe një bashkëveprimtar i përkushtuar, duke i dëshiruar shëndet, mbarësi dhe shumë suksese.

“Në festën e organizuar me rastin e 60-vjetorit të lindjes së një personaliteti të shquar, bashkëveprimtar i përkushtuar, ish i burgosur politik, një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, mikut tim të nderuar, z. Nait Hasanit. Gëzuar ditëlindjen, Nait! Të dëshiroj shëndet, mbarësi dhe shumë suksese”, shkroi ai.

Të ngjashme