Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica në përgjigjeje në pyetjen e deputetit, Ismajl Kurteshi, ka thënë se për të siguruar pension duhet të plotësojnë disa kritere.
Reçica ndër të tjera ka thënë se vendit i duhet reformë në pensione.
“Të gjithë përfituesit këto kushte t`i përmbushin: Parashtruesi i kërkesës duhet të ketë moshën 65 vjet dhe minimumi 15 vjet stazh të sigurimit pensional dhe këtu kanë qenë pikënisja e ndarjes së pensioneve në atë bazik dhe atë kontributiv. Edhe udhëzimi administrativ për rritje të pensionit me vendim të qeverisë”.
“Ky kriter ka penguar qytetarët për të gëzuar pensionin kontributiv dhe këta qytetarë këtë kriter nuk kanë arrit për disa muaj por ka raste që këtë kriter nuk kanë arrit ta përmbushin për disa ditë , kam marrë shkresa nga qytetarët kemi analizuar situatën dhe kemi marrë vendim se vendit i duhet reformë në pensione, ku do të përfshiheshin në një ligj të përgjithshëm të gjitha skemat pensionale, dhe në këtë reformë për kontributin e atyre qytetarëve të cilët pa dëshirën kanë qenë pjesë e largimit nga puna dhe nuk kanë mundur të kenë 15 vite kontribute të paguara, ky prag të ri vlerësohet por duhet të analizohen modalitetet tjera dhe kjo konsiderohet paqe e djersës së derdhur të qytetarëve”.
Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi tha se qytetarëve do të duhet të iu njihet kontributi pa marrë parasysh sa vjet kanë kontribuar.
“Njerëzit që kanë pa një ditë 15 vjet nuk ka të drejtë askush me ja mohu kontributin dhe është shkelje e të drejtave të njeriut, dhe kjo është padrejtësi këto ligje duhet të rregullohen, dhe duhet të ju jepet pension njerëzve për aq sa kanë kontribuar. Ai që ka kontribuar për 14 vjet jepja për 14, nëse 9 për 9, e jo nëse kanë kontribuar 14 vjet e 394 ditë të mos ju njihet kontributi duhet të eleminohet kjo”.