Dhuna në familje po vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga burrat, djemtë, vëllezërit e anëtarët e tjerë të familjes.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua në Prizren, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë zbardhur detaje nga dëshmia e 36-vjeçares, e cila ka pohuar se bashkëshorti i saj i ka shkaktuar dhunë psikike.
I dyshuari, i cili është recidivist i dhunës në familje, është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, 20-vjeçari është dërguar në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.