Presidenti serb Aleksandër Vuçiq sot do të kryesojë seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në të cilën, siç pritej, tema kryesore do të jenë ngjarjet e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit të Zyrës së tij për media, seanca është caktuar për në orën 10 të mëngjesit në Pallatin e Serbisë, pas së cilës njëri nga anëtarët e Këshillit do t’iu drejtohet mediave, shkruan Kosovo Online, transmeton Klankosova.tv.
Ky takim është thirrur pasi që të hënën Kosova vendosi masën e reciprocitetit për veturat me targa nga Serbia.